Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës (Shoah), Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajti konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”. Konferenca është organizuar në bashkëpunim me Shtëpinë e Izraelit në Shqipëri (Israeli House of Albania), në nderim e reflektim për Ditën e Kujtesës, ditën e homazhit për mbi 6 milionë jetë njerëzore të humbura për shkak të urrejtjes racore të shprehur në formulën naziste “çrrënjosja përfundimtare”. Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, në fjalën e tij të hapjes, tha se, “Akademia jonë e Shkencave, ashtu si simotrat e saj në Evropë e në botë, ka për mision themelor kultivimin e zhvillimin e të vërtetave shkencore, përfshirë ato historike. Ajo, ka vënë në pah disa nga vlerat morale e politike kombëtare të shoqërisë dhe të popullit shqiptar, siç janë antifashizmi, karakteri evropian dhe unik i identitetit shqiptar, njësia e gjuhës letrare shqipe, konvergjenca e bashkëjetesa fetare, që përbëjnë kauza koherente dhe konstante tonat”. Në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit që u mbajt në Stokholm në vitin 2000, u rekomandua që në vend të termit “holocaust” të përdorej “Shoah”, sepse holokausti rrezikonte t’i jepte qëllim fisnik ideologjisë së zhdukjes me zjarr, nisur prej burimit. Akademia e Shkencave është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e vendit për pasaportat e shenjave të kujtesës kushtuar 3750 hebrenjve që hynë dhe mbijetuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore; për nderimin e disa qindra familjeve shqiptare strehuese të tyre në atë periudhë të rrezikshme; në mënyrë të veçantë për një memorial dedikuar 17 hebrenjve dëshmorë të luftës antifashiste që luftuan përkrah shqiptarëve për lirinë e popullit tonë. Të gjitha këto të dhëna, mund dhe duhet, të depozitohen në Muzeun Kombëtar e Kulturës Hebraike që po ndërtohet në Vlorë, në një amzë të posaçme. ATSH
ASH, konferencë për hebrenjtë e mbijetuar në Shqipëri
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on