Shiroka, një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në zonën e Shkodrës, po vijon të jetë në fokus të investimeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës.
Një prej tyre është rruga rruga Shirokë–Zogaj, që lidh ofertat turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi duke lehtësuar lëvizjen mes dy vendeve.
Ndërhyrjet që janë kryer në infrastrukturën publike dhe hapësirat e përbashkëta konsiderohen të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në mbështetjen e sipërmarrjeve lokale.
Investimet në këtë zonë synojnë të forcojnë potencialin turistik të Shirokës, e cila falë pozicionit buzë liqenit të Shkodrës, peizazhit natyror dhe traditës gastronomike, tërheq çdo vit një numër të konsiderueshëm turistësh vendas dhe të huaj.





