Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti arritën 34.9 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 3 miliardë lekë, ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Këto të ardhura, bën të ditur MF, 573 milionë lekë, ose 1.7% më shumë se plani i akcizës për 7-mujorin 2024. Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se në 2023. Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e nivelit të akcizave për shkak të indeksimit dhe zbatimit të skemës së rritjes për duhanin, rritjen e sasive të importit, prodhimit vendas dhe konsumit të mallrave të fortë si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj., kjo edhe për shkak të rritjes shumë të madhe të fluksit të turistëve në vend, forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës, reduktimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on