Në Gjirokastër Tuneli i Luftës së Ftohtë është një prej atraksioneve më të frekuentuara nga turistë vendas, por kryesisht të huaj. I ndërtuar rreth 84 metra nën nivelin e kështjellës, në të gjenden zyrat e Vetkomandës së Shtabit të Mbrojtjes dhe objekte të ndryshme të luftës. Turistë e shumtë që vizitojnë këtë objekt pohojnë se u pëlqen për historinë që mbart ky tunel dhe do t’ua rekomandojnë dhe miqve të tyre. Tuneli i Luftës së Ftohtë është ndërtuar në fund të viteve 1960. Në të ndodhen rreth 56 dhoma, ku shumë turistë preferojnë t’i shikojnë dhe prekin nga afër këto asete të kohës.