Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESunak: Houthi të ndalojë sulmet e paligjshme dhe të papranueshme

Sunak: Houthi të ndalojë sulmet e paligjshme dhe të papranueshme

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se Britania e Madhe nuk do të hezitonte të nisë sulme të mëtejshme ajrore kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, nëse sulmet ndaj anijeve vazhdojnë. Avionët e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) morën pjesë në një valë të dytë të aksionit të përbashkët SHBA-BM kundër rebelëve me qendër në Jemen dje në mbrëmje, pas vazhdimit të sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. “Nuk po kërkojmë konfrontim. Ne u bëjmë thirrje Houthi të ndalojnë këto sulme të paligjshme dhe të papranueshme”, tha Sunak. “Por, nëse është e nevojshme, BM-ja nuk do të hezitojë të përgjigjet sërish me vetëmbrojtje”, shtoi ai. “Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të lejojmë që këto sulme të mos kundërshtohen. Mosveprimi është gjithashtu një zgjedhje”, tha kryeministri britanik. Katër avionë “RAF Typhoon” dhe një cisternë Voyager u përfshinë në aksionin e fundit. Disa objektiva u goditën në dy objekte ushtarake në veri të kryeqytetit të Jemenit, Sanaa. Sunak tha se sulmet kishin për qëllim vendet që Houthi përdor për të mbështetur sulmet ndaj anijeve dhe se të gjitha objektivat e shënjestruara ishin shkatërruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ