Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior ka zhvilluar një intervistë mjaft interesante për median portugeze “ZeroZero” duke u rrëfyer për gjithçka, rrugëtimin e tij me ekipin kuqezi, jetën në Tiranë, punën me stafin dhe lojtarët, kushtet e ofruara nga FSHF dhe mendimin e tij për dy futbollistët shqiptarë që luajnë në Portugali, Adrian Bajrami dhe Enea Mihaj. Tekniku i Kombëtares kuqezi, evidentoi zhvillimin e FSHF-së dhe punën e madhe kërkimore që bëhet për gjetjen e talenteve të reja, ndërsa komentoi edhe shanset e Shqipërisë në Europian. Më tej, ai tha se Shqipëria duhet të mësohet të luaj në kampionatin Europian, ndërsa shtoi se në të ardhmen do të synohet edhe kualifikimi në Botëror.