Ndryshimi përcakton se bashkia Tiranë dhe “Tirana DC”, sh.a., do të vijojnë zbatimin e projekteve të nisura dhe në vijim në kuadër të procesit të rindërtimit.
Ndërkohë, FSHZH caktohet si njësi zbatuese për projektet e reja të rindërtimit në këtë zonë, përfshirë ndërtimin e banesave të reja dhe ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike, realizimin e ndërtimeve, si dhe ndërhyrje të tjera në funksion të rindërtimit.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.





