Ndryshimet janë bërë me propozimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas vendimit, në rregullore shtohet një dispozitë që parashikon se ministria përgjegjëse për shëndetësinë, me kërkesë të Komisionit, do të japë akses në të dhëna të përcaktuara në rregullore pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Për ndjekjen dhe zbatimin e vendimit ngarkohen ministritë dhe institucionet në varësi të tyre.
Vendimi hyn në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa dispozita e re e nenit 17 për aksesin në të dhëna do të hyjë në fuqi pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.





