Shqipëria Moti – E Diel, 9 Gusht 2026

0
0

Sipas MeteoAlb:  Territori Shqiptar MBETET nën ndikimin e valëve të të nxehtit Afrikan duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit temperatura shumë të larta. Po_ashtu pjesa më e madhe e vendit do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU kthjellimet do të jenë dominante në Ultësirën Perëndimore gjata paradites. Ndërsa pasditja sjellë kalime vranësirash në zonën malore dhe në qytetet e zonës së ulët, të cilat më të theksuara pritet  jenë në Verilindje të Shqipërisë duke sjellë reshje të karakterit lokal. Bregdeti mbetet edhe gjatë pjesë së dytë të ditës nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në mëngjes POR mbeten kostante në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 41°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.