Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë në pothuajse të gjithë Europën Qëndrore dhe Jugore intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në gadishullin Iberik dhe në brigjet e Egjeut. Ndërsa Lindja e kontinentit pritet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe rrebesheve të shiut PARAQITET Gadishulli Skandinava dhe Ishujt Britanik, KU pritet që dhe parametri i erës herë pas here të fitojë shpejtësi.





