Orët e paradites në Maqedonin e Veriut do të sjellin në të gjithë territorin mbizotërim të kthjellimeve të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat Jugperëndimore. POR pas mesdite në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut priten kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore. Vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe orët vijuese përmirësojnë motin në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe në maksimume duke luhatur vlerat ditore nga; 18°C temperatura më e ulët deri në 39°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit; Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.



