Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të ditës së Shtunë në pjesën më të madhe të territorit të MBETET nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në orët e para të mëngjesit dhe përgjatë mbrëmjes. Ndërsa mesdita dhe kryesisht orët e pasdites sjellin kalime vranësirash nëpër Kosovë, KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe në maksimume duke luhatur vlerat ditore nga; 17°C temperatura më e ulët deri në 39°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.



