Kosova Moti – E Diel, 9 Gusht 2026

0
1

Orët e paradites në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat perëndimore. POR pjesa e dytë e ditës gradualisht sjellë vranësira në të gjithë territorin e Kosovës, KU përgjatë orëve të pasdites vranësirat parashikohet të pësojnë zhvillime dhe të gjenerojnë rrebeshe shiu në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të Kosovës. Orët e mbrëmjes përmirësojnë kushtet atmosferike në Jug  të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 16°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 38°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatarederi e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriore-Veriperëndimor.