Ky park vitet e fundit po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga një numër i lartë vizitorësh në çdo stinë të vitit.
Me vendim të Këshillit të Ministrave më 26 janar 2022 sipërfaqja e ekosistemit natyror “Shebenik”, shpallur “Park Kombëtar” (kategoria II), është rritur nga 33 894.25 ha në 34 507.9 ha. Ky park është zonë ndërkufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në rajonin juglindor të vendit, në sektorin e sipërm të pellgut ujëmbledhës të lumit të Bushtricës e të Qarrishtës dhe në malet përreth tyre, në lartësitë nga 300 m deri 2261 m (Maja Rreshpës, në Shebenik).
Turistët në këtë zonë vizitojnë kryesisht fshatin Llangë me shtëpi karakteristike ndërtuar me mure guri trekatëshe shumëvjeçare, Kishën e Koshorishtit e ndërtuar me një shpellë në shek e II p.e.s, shkallën e Skënderbeut, gurrën e ariut, rrapin e taksimit e plot të tjera të këtij lloji.
Sa i përket të apasionuarve të sportit mund të zhvillohet alpinizmi në majat e Shebenikut apo Kallkanit, rafting në lumenjtë e rrëmbyer, hiking në gjithë sipërfaqen e parkut e shumë të tjera. Karakteristikë e zonës janë edhe punimet artizanale, qëndistari, punime në dru et





