Lista Serbe vendosi këtë të shtunë që të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës. Vendimi u publik pas takimit në Zvecan të përfaqësuesve politikë dhe insitucionalë të serbëve të veriut të Kosovës. Goran Rakic, kreu i listës serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, tha pas takimit se serbët kishin vendosur të largoheshin nga të gjitha institucionet e Kosovës deri në momentin që Prishtina të tërhiqte vendimet për riregjistrimin e automjeteve dhe të mundësonte krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që serbët të largohen nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, tha ai. Vetë Rakiç ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit për komunitet dhe kthim në qëverinë Kurti. Ndërsa zëvendëskryetari Listës Serbe Igor Simiç bëri të ditur se dorëheiqej nga posti i deputetit të kuvendit të Kosovës, sëbashku me nëntë deputetët e tjerë të kësaj force. Njësoj kanë vepruar edhe kryetarët e komunave, të gjyqësorit dhe policisë. Këta të fundit, pas takimit, hoqën menëjherë uniformat e tyre.https://lajme.rtsh.al/artikull/serbet-vendosin-te-largohen-nga-institucionet-e-kosoves
Serbët largohen nga institucionet e Kosovës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on