Thursday, March 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESaimir Pirgu në teatrin më antik të Evropës, me regjisorin Ferzan Ozpetek

Saimir Pirgu në teatrin më antik të Evropës, me regjisorin Ferzan Ozpetek

Tenori shqiptar, Saimir Pirgu është rikthyer në teatrin “San Carlo” të Napolit, një bashkëpunim me regjisorin e mirënjohur Ferzan Ozpetek, duke vënë në skenë operën e Giacomo Puccinit, “Madama Butterfly”. Një “Butterfly” të paharrueshme, e cilësuan mediet italiane, operën ku Pirgu interpretoi protagonistin Pinkerton, përkrah sopranos amerikane Aylin Perez. Historia e dashurisë dhe vdekjes mori ovacione të panumërta. Kjo nuk është hera e parë që Pirgu bashkëpunon në “San Carlo” me regjisorin Ferzan Ozpetek, i cili e fitoi famën ndërkombëtare si regjisor filmash artistikë. Në këtë opera, regjisori e ka trajtuar Butterfly-in jo si një viktimë, por si një grua të vendosur dhe të guzimshme. Dan Ettinger ishte dirigjenti i orkestrës dhe korit të “San Carlo-s”, teatrit më të vjetër në Evropë (1737) ku ka ende aktivitet e njëkohësisht me më shumë vende nga gjithë teatrot italiane. Opera “Madama Butterfly” u vu në skenë për herë të parë në vitin 1904 dhe prej atëherë nuk ka pushuar kurrë së magjepsuri, dashamirësit e melodramave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ