Gjuhadoli është një nga lagjet më të gjalla të qytetit, e njohur për arkitekturën dhe atmosferën e saj, ndërsa vitet e fundit një pjesë e banesave private janë transformuar në struktura shërbimi, përfshirë hotele, bare dhe dyqane.
Zona është kthyer në një pikë të rëndësishme për turizmin dhe jetën e natës në Shkodër, duke tërhequr turistë dhe vizitorë vendas e të huaj gjatë sezonit veror.
Pamjet e publikuara nga kryeministri tregojnë gjallërinë e lagjes së Gjuhadolit dhe zhvillimin e saj si një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit.





