Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALEBERZH, për ndërtimin e rrugës Muriqan-Lezhë

BERZH, për ndërtimin e rrugës Muriqan-Lezhë

Bashkia Shkodër, do të jetë përfituese e investimit që do të ndërmarrë BERZH për ndërtimin e rrugës Muriqan-Lezhë në kuadër të projektit të Korridorit Adriatik Jonian. Në njoftimin e bashkisë së Shkodrës, thuhet se në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është mbajtur takimi i grupit drejtues të projektit. I pranishëm në takim ishte edhe zëvendëskryetari i bashkisë Shkodër Onid Bejleri, i cili garantoi mbështetjen maksimale nga bashkia për këtë projekt kaq të rëndësishëm. “Me ndërtimin e Autostradës Adriatiko Joninane, Bashkia Shkodër ka një pëfitim të jashtëzakonshëm sa i përket krijimit të lidhjes direkte me vendet e BE, lehtësimit të trafikut në pikat ndërlidhëse me Velipojën dhe Muriqanin, por edhe në rindërtimin e rrugëve të brendshme lidhëse”, vuri në dukje bashkia e Shkodrës. Korridori Adriatiko-Jonian nga Miloti në Fier, do kalojë përmes Thumanës dhe Rrogozhinës dhe më pas duke u lidhur me Shëngjinin, Velipojën, për të kaluar nga ana më panoramike e bregdetit drejt Malit të Zi. Me këtë aks kryhet kapërcim epokal për Shqipërinë turistike dhe ekonominë e këtyre territoreve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ