Kreu i agjencisë ruse të hapësirës ”Roscosmos” tha se ishte i gatshëm të zgjaste një marrëveshje me SHBA për fluturimet e përbashkëta hapësinore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, kreu i ”Roscosmos”, Yuri Borisov, shtoi se është duke u përgatitur një marrëveshje e re për të lejuar fluturimet e kryqëzuara që të vazhdojnë në 2024 dhe 2025. Moska kishte thënë më parë se do të ndërpriste bashkëpunimin me SHBA-në në hapësirë. ISS është një nga vendet e pakta ku të dy vendet janë ende duke punuar së bashku që nga shpërthimi i luftës ruse kundër Ukrainës. Dje, për shembull, astronautja amerikane Loral O’Hara nisi misionin e saj në hapësirë në bordin e një kapsule ”Soyuz” së bashku me homologët rusë Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub. Për shkak të marrëdhënieve jashtëzakonisht të tensionuara të dy vendeve, Rusia kohët e fundit njoftoi se do të ndërpriste bashkëpunimin pas vitit 2024 dhe se do të ndërtonte stacionin e saj orbital. Megjithatë, duke qenë se ndërtimi i një stacioni hapësinor zgjat disa vite, Moska më vonë njoftoi se po konsideronte të qëndronte në bordin e ISS deri në vitin 2028.
Rusia: Të gatshëm për bashkëpunimin me SHBA-në për fluturimet në hapësirë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on