Saturday, July 27, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,27 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,27 Maj 2024

Përgjatë gjithë të ditës; republika e Kosovës; do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: KU më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Herë pas here do të ketë intervale të shkurta me kthjellime; Parashikohet që pasditja të vijojë nën ndikimin e  kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira  dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë edhe rrebeshe. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. ; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi  permanent Perëndimor.

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri – Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në: Britaninë e madhe; Alpet e Europës si edhe rajonin e Ballkanit duke sjellë rrebeshe shiu dhe herë pas here stuhi ere. Po ashtu, gadishulli i Skandinavisë do të paraqitet me reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere NDERSA moti i kthjellët do të mbizotërojë në; Europë Jugperëndimore, pjesërisht Qëndrën e kontinentit si edhe vendet e Europës Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments