Sunday, April 28, 2024
HomeMJEDISPelikani kaçurrel: Shpendi simbol i Divjakë-Karavastasë

Pelikani kaçurrel: Shpendi simbol i Divjakë-Karavastasë

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve lagunorë tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë. Shembulli më domethënës për këtë mbetet numri i përditshëm i vizitorëve vendas e të huaj që vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë, që tashmë e kanë kthyer lagunën e Divjakë-Karavastasë në habitatin e tyre të përhershëm. Një ndër shpendët më të vizituar është edhe Pelikani Kaçurrel. Ky shpend i rrallë dhe i çuditshëm që ka filluar të shtohet në disa laguna të Shqipërisë si në Nartë, Kune-Vain dhe në liqenin e Shkodrës, habitatin e vet dhe vëmendjen më të madhe po e tërheq në Lagunën e Divjakë-Karavastasë. Që prej muajit janar të këtij viti stafi i AdZM-së Fier po monitoron procesin e folezimit të kolonisë së Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Ishullin e Pelikanit.

Ndërsa drejtori i AdZM Fier, Fotion Prençe tha për ATSH-në se “që në dhjetor fillojmë me futjen e materialit drusor për ngritjen e foleve në ishull. AdZM Fier po negocion me peshkatarët e zonës që të mos afrohen afër perimetrit të ishullit, pasi sjellin shqetësim në koloninë e pelikanëve”. “Këtë vit procesi i riprodhimit është i mbarë dhe i pashqetësuar. Monitorimi do të vijojë rregullisht deri në largimin e zogjve të fundit nga foletë”, tha Prençe. Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) është shpend fluturues, folebërës nga familja e pelikanëve. Popullata më e madhe e këtij lloji të pelikanëve gjendet në lagunën Karavastasë në Shqipëri. Pelikani kaçurrel në pjesën e pasme ka pendë kaçurrele (të përkulura), qesja e fytit është me ngjyrë portokalli, këmbët gri e errët, ndërsa gjoksi është si i bardhë. Në majat e krahëve ka pak pendë të zeza. Gjatësia e trupit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha mesatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments