Sunday, April 28, 2024
HomeMJEDISManastiri i Zvërnecit, ndërthurje e rrallë e historisë dhe natyrës

Manastiri i Zvërnecit, ndërthurje e rrallë e historisë dhe natyrës

Zvërneci gjendet pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të saj. Në Manastir mund të shkohet me një urë këmbësorësh, prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit. Kisha është e tipit “kryq i lirë” me kupolë. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbehet nga naosi (salla) dhe narteksi (parasalla).

Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahët lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmërrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbehet nga ekzonarteksi dhe këmbanorja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments