Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe aleanca e ngushtë me Alfonson V të Aragonit

0
1

Gjergj Kastriot Skënderbeu lidhi një aleancë me mbretin e Napolit, Alfonson V të Aragonit (1396-1458). Përmes këtij akti zunë fill edhe marrëdhëniet hispano-shqiptare, deri atëkohë inekzistente. Me nisjen e mbretërimit të tij në vitin 1442, nën gjurmët e paraardhësve të tij normanë, Alfonso nisi aplikimin e një politike ballkanike ambicioze. Në sajë të traktatit që nënshkroi me Skënderbeun, i njihej e drejta historike që mbretërit e Napolit kishin pasur mbi Shqipërinë, i dorëzonte Krujën dhe të gjitha zotërimet e tjera, si edhe zotohej për pagimin e haraçeve.

Deri në shuarjen e Skënderbeut në vitin 1468, Alfonsi i parë dhe më pas i biri, Ferrante I (1458-1494) vijuan të kontribuonin në luftën kundër osmanëve. Në këmbim, Skënderbeu së bashku me 4000 vetë, u nis drejt Napolit, për të ndihmuar Ferranten gjatë një revolucioni pro-anzhuin të fisnikërisë që pat shpërthyer në mbretëri në vitin 1462. Kjo marrëdhënie e llojit ushtarak, qëndron në themel të kontakteve diplomatike që spanjollët dhe shqiptarët mbajtën gjatë shekullit XVI.