Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALEEKONOMINorma bazë e interesit për bonot e thesarit e qendrueshme

Norma bazë e interesit për bonot e thesarit e qendrueshme

Yield-et e bonove 12-mujore shënuan qëndrueshmëri në ankandin e fundit të muajit gusht, teksa regjistrojnë nivelin më të ulët krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore rezultoi në nivelin 3.15%, nga 3.16% që ishte në ankandin e mëparshëm. Në ankandin e zhvilluar të martën, u shitën 7.2 miliardë lekë, ndaj ofertës në vlerë totale prej afërsisht 10 miliardë lekësh. “Në muajin qershor, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore preku nivelin minimal vjetor prej 3.09%, shumë afër normës bazë të interesit. Më tej, gjatë korrikut dhe gushtit, u shënua një rritje e leht[ por në përgjithësi ecuria e yield-it ka qenë e qëndrueshme”, bën të ditur BSH-ja. Sipas BSH-së, rënia e ndjeshme e yield-eve këtë vit është ndikuar nga kërkesa e lartë dhe frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë. Leku i fortë në kursin e këmbimit dhe politika fiskale shtrënguese i kanë mundësuar ekonomisë kushte monetare ndjeshëm më të çliruara krahasuar me pjesën dërrmuese të ekonomive të Europës. Yield-i bonove 12-mujore është një tregues i rëndësishëm referues edhe për kreditimin në lekë të sektorit privat. Në përgjithësi, kreditë afatgjata kanë një normë interesi që ndërtohet bazuar në ecurinë e yield-it të bonove 12-mujore plus një marzh fiks.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ