Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, 28 731 vizitorë zgjodhën të vizitonin kalanë gjatë shtatorit, shifër që përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
E pozicionuar mbi kodrën shkëmbore në hyrje të Shkodrës, Kalaja e Rozafës është një nga monumentet më të njohura të trashëgimisë kulturore shqiptare. Nga pozicioni i saj, vizitorët mund të shohin qytetin e Shkodrës, liqenin, lumin Buna dhe pjesë të Alpeve Shqiptare.
Rritja e vizitorëve në shtator vjen në një periudhë kur Shkodra vijon të konsolidohet si një destinacion i rëndësishëm turistik, duke ndërthurur trashëgiminë kulturore me natyrën, gastronominë dhe aktivitetet turistike në qytet dhe në zonat përreth.





