BBC Culture rikthen në vëmendje 10 nga fotografitë e tij më të fuqishme, imazhe që sot shihen si dëshmi të një bote që nuk ekziston më.
Brassaï, emri artistik i Gyula Halász, lindi në vitin 1899 në Brassó, në Transilvani, atëherë pjesë e Hungarisë. Ai mbërriti në Paris në vitin 1924 dhe shumë shpejt u tërhoq nga jeta e natës së kryeqytetit francez.
Nuk kërkonte vetëm Parisin romantik të kartolinave. Ai shkonte aty ku qyteti bëhej më i padukshëm: në lagjet e varfra, klubet, baret, shtëpitë publike dhe sallat ku mblidheshin komunitete që rrallë shfaqeshin në fotografitë e kohës.
Pikërisht kjo e bëri fotografinë e tij të veçantë. Brassaï nuk i shihte këta njerëz me gjykim moral dhe as thjesht si spektakël. Ai kërkonte të kapte atmosferën, vetminë, dëshirën, miqësinë dhe çastet e shkurtra që ndodhnin pasi qyteti binte në errësirë.
“Parisi që ëndërron, është Parisi i Brassaï-t”, thotë Anna Tellgren, kuratore e ekspozitës “Brassaï: The Secret Signs of Paris” në Moderna Museet në Stokholm.





