Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u çel ekspozita “Në simbiozë me eposin” e piktorit Azem Kuçana. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, theksoi se kjo ekspozitë i kushtohet trashëgimisë sonë kulturore dhe europiane, posaçërisht eposit tonë që i ka rrënjët thellë në alpe, në bjeshkë e në shpirtin e banorëve të atjeshëm. Po ashtu, ai vuri në dukje se piktori Kuçana e ka identifikuar veten prej kohësh me krijimtarinë e tij të spikatur. Tematika e veprave të tij e merr frymëzimin nga tradita dhe i ka kthyer në art vlerat e trashëgimisë kulturore. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, kujtoi se në vitet ’70 të shekullit të kaluar, shkrimtari Ismail Kadare e ka cilësuar eposin tonë si një vlerë që ka në vetvete edhe pjesë të eposit europian dhe se ky gjerdan i çmuar na bën të barasvlershëm në rrafshin e kontinentit tonë. Kritikja e artit, Suzana Varvarica, e cilësoi ekspozitën mjaft të rëndësishme, duke vënë në dukje disa veçori të krijimtarisë së autorit. Sipas saj, piktori Azem Kuçana operon me figurativen përmes ngjyrës, si elementi i tij më i qenësishëm piktorik. Gjithashtu, ajo u ndal te portretet e kreshnikëve dhe te vallja e Tropojës, që artisti i nxjerrë në pah më së miri dhe i bën ato të prekshme nga të gjithë. I rritur në prehrin e bjeshkëve, i dashuruar me format e kreshtave të Alpeve, me Valbonën mbresëlënëse e mbi të gjitha me këngët kushtuar kreshnikëve e zanave, piktori Kuçana ka sjellë në këtë ekspozitë, figura e ngjyra magjike. Magjia e artit të tij piktorik përshfaq portrete e gjeste njerëzore shpërthyese, ngjyrat rrëzëlluese të kostumografisë së Malësisë së Veriut shqiptar e sidomos ato të Luginës së Valbonës. Imazhi i çdo pikture shquhet për ritmin dhe ekspresivitetin e veçantë, veti kjo që buron edhe nga vallet e burrave e grave, ku janë skalitur tiparet më të bukura përmes penelit të artistit.https://ata.gov.al/2022/09/27/ne-simbioze-me-eposin-ekspozita-e-azem-kucanes-ne-mhk/
“Në simbiozë me eposin”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on