Konferenca ndërkombëtare e International Association of Southeast European Anthropology (InASEA) për vitin 2024 do të organizohet në Shqipëri. Propozimi i dr. Olsi Lelajt që konferenca e radhës të mikpritet dhe të organizohet në Shqipëri, në drejtimin e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), mori mbështetjen e plotë nga anëtarët e organizatës, në mbledhjen e fundit që mbajti Asambleja e Përgjithshme e InASEA. Me një anëtarësi prej mbi 300 studiuesish dhe e themeluar në vitin 1996, InASEA është aktualisht shoqata më e madhe e profesionistëve dhe institucioneve kryesore publike në fushën e dijes antropologjike, etnologjike, folklorit, antropologjisë historike dhe fushave të ngjashme për Europën Juglindore. Ndaj, organizimi i kësaj konference, jo vetëm që do të jetë një mundësi e mirë për të parashtruar kërkimet e zhvilluara në fushën e antropologjisë shqiptare, por mbi të gjitha, do të jetë një moment historik pasi Shqipëria do të bëhet një qendër gravitacionale për antropologjinë europiane, e ku studiuesit më të mirë dhe institucionet kryesore në fushën e antropologjisë për Europën Juglindore, do të paraqesin dhe debatojnë risitë kërkimore. Sipas dr. Olsi Lelaj, drejtues i departamentit të Etnologjisë në IAKSA, Akademia e Studimeve Albanologjike ka eksperiencën shkencore dhe teknike, si dhe partneritetet e duhura kombëtare dhe ndërkombëtare për organizimin e një ngjarjeje shkencore të madhe siç është Konferenca e 11-të e InASEA që do të mbahet në vitin 2024.https://ata.gov.al/2022/09/27/konferenca-nderkombetare-e-antropologjise-do-te-zhvillohet-ne-shqiperi/
Konferenca Ndërkombëtare e Antropologjisë do të zhvillohet në Shqipëri
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on