Tuesday, July 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTMuçolli gjen golin e parë, Broja fiton penallti

Muçolli gjen golin e parë, Broja fiton penallti

Kjo fundjavë mund të konsiderohet si mjaft pozitive për legjionarët e Kombëtares që aktivizohen në kampionatet europiane. Edhe pse nga këmbët e shumë lojtarëve kuqezi erdhi vetëm një gol, paraqitja e djemve të ekipit kombëtar është vlerësuar mjaft mirë nga uebsajti i specializuar për statistika, SofaScore. Arbnor Muçolli, djaloshi kuqezi i cili ka marrë edhe një ftesë së fundmi për të qenë pjesë e ekipit kombëtar në miqësoren e së mërkurës kundër Arabisë Saudite gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje të bukur brenda zonës kundërshtare, duke realizuar golin e parë për këtë sezon me Vejlen në Danimarkë. Armando Brojës i mjaftuan pak minuta lojë për të ndryshuar komplet rrjedhën e sfidës Chelsea – Manchester United. Djaloshi shqiptar u fut në lojë në minutën e 79-të të takimit, teksa i mjaftuan vetëm pesë minuta për të fituar një penallti, që u kthye në gol nga Jorginho. Uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore e ka vlerësuar Brojën me notën 6.8 për pak minuta lojë që luajti shqiptari. Ndërkaq, lajmi i mirë i kësaj fundjave ishte edhe rikthimi i mbrojtësit Berat Gjimshiti, i cili në sfidën kundër Lazios e nisi nga stoli. Djaloshi shqiptar u rikthye të luajë pas disa javësh që qëndroi larg fushës për shkak të një dëmtimi. Ndërkaq, lajm i keq është dëmtimi i mesfushorit, Amir Abrashi, i cili luajti vetëm 27 minuta në radhët e Grasshoppers, ndërsa më pas doli nga fusha i dëmtuar. Ylber Ramadani vijon të jetë një nga më të mirët në radhët e skuadrës së Abeerden-it në Skoci, duke u vlerësuar edhe mjaft mirë nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore. Minuta pati këtë fundjavë edhe për futbollistët e tjerë të Kombëtares, Nedim Bajrami, Elseid Hysaj, Myrto Uzuni, Albi Doka, Ermir Lenjani, Enea Mihaj, Adrian Bajrami, Taulant Seferi, Keidi Bare etj, të cilët kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira në radhët e ekipeve të tyre.http://ata.gov.al/2022/10/24/legjionaret-e-kombetares-mucolli-gjen-golin-e-pare-broja-fiton-penallti/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments