Saturday, July 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTProjektet fituese të konkursit “Art në Hapësira Publike”

Projektet fituese të konkursit “Art në Hapësira Publike”

Në praninë e artistëve, anëtarëve të jurisë, kolegjiumit, përfaqësive diplomatike u prezantuan sot projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh se, veprat u zgjodhën mes 132 propozimeve të krijuesve nga vende të ndryshme të botës. Margariti nënvizoi se veprat do të vendosen në hapësirat e përcaktuara në Malësinë e Madhe, Tiranë, Divjakë e Kavajë. “Me falënderimin për pjesëmarrësit, jurinë ndërkombëtare, kolegjiumin dhe këdo që ka kontribuuar në këtë edicion të parë, jemi të hapur për çdo vërejtje dhe diskutim që kjo nismë të maturohet”, theksoi Margariti në një postim në rrjetet sociale. “Art në Hapësira Publike” është një nismë shumëplanëshe, për të cilën qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej rreth 200 milionë lekësh. Është një nismë që i vjen në ndihmë skenës së pavarur artistike; angazhon artistë shqiptarë e të huaj të arteve pamore, arkitektë, dizajner, inxhinierë ndriçimi etj. Por nga ana tjetër, do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të hapësirave publike, gjithnjë duke iu përshtatur karakteristikave të zonës, në mënyrë që ato të jetë sa më tërheqëse dhe të jenë një vlerë e shtuar për hapësirën ku do të ngrihen. Janë identifikuar 18 hapësira publike (1 institucion publik – spital), 12 rrethrrotullime, 4 mbikalime, 1 nyje infrastrukturore). Ato shtrihen nga Veriu në Jug. Janë më së shumti rrethrrotullime, institucione publike apo mbikalime, si dy rrethrrotullime në Koplik, dy në Bajzë, Divjakë, Grabian, Kavajë, mbikalimi te “Plepat”, mbikalimi te “Pallati me shigjeta”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” etj.http://ata.gov.al/2022/10/24/prezantohen-projektet-fituese-te-konkursit-art-ne-hapesira-publike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments