Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAKarmine Abate, shkrimtari i njohur arbëresh

Karmine Abate, shkrimtari i njohur arbëresh

Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët, uroi sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkrimtarin e njohur arbëresh, Karmine Abate, i cili sot feston 68-vjetorin e lindjes. Karmine Abate, një ndër shkrimtarët më të njohur të Italisë së dy dhjetëvjeçarëve të fundit, lindi më 1954 në katundin arbëresh Karfici, në Kalabri. Pas diplomimit për letërsi në Universitetin e Barit ai u zhvendos në Hamburg, të Gjermanisë, ku i ati kishte emigruar më herët. Këtu mori jetë edhe krijimtaria e tij letrare me publikimet e para në gjininë e tregimeve, poezive dhe publicistikës. Në vitin 1984, doli libri i tij i parë me tregime i shkruar në gjuhën gjermane “Den Koffer und weg!”, mbi emigrimin, historinë dhe jetën e një komuniteti kalabrez dhe emigrantëve të tij. Në vitin 1991, u publikua romani i tij i parë “Vallja rrethore”, i cili u pasua nga “Muri i mureve” (1993), “Midis dy deteve” (2002), “Festa e kthimit” (2004). Librat e tij paraqesin mozaikun e jetës dhe mendësive arbëreshe përmes rrëfimit të autorit nën petkun e personazheve të veçantë e karakteristikë, si në romanin “Motoçikleta e Skënderbeut” botuar në vitin 1990, apo te “Mozaiku i motit të madh”, në vitin 2006. Libri i fundit i dalë nga botimi “Il cercatore di luce” (Kërkuesi i dritës) është një histori familjare intensive që ndërthuret me historinë artistike të piktorit të madh, Xhovani Segantini (Giovanni Segantini). Krijimtaria e Karmine Abates, ka njohur sukses të madh në Itali, por gjithashtu është përkthyer në shumë vende të botës dhe është vlerësuar nga kritika me disa çmime letrare.http://ata.gov.al/2022/10/24/kujtohet-karmine-abate-shkrimtari-i-njohur-arberesh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ