Rreth 20 mijë vizitorë kanë qenë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar nga janari e deri më tani, ndërsa vetëm gjatë sezonit veror prej qershorit e deri në shtator ky muze është vizituar nga rreth 13 mijë turistë. Statistikat flasin kryesisht për vizitorë të huaj francezë, gjermanë, spanjollë, italianë, hollandezë etj. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është gjatë gjithë javës plot me turistë të cilët vijnë edhe në grupe të mëdha sipas tureve që kryejnë në rajonin e Korçës, por edhe vizitorë të cilët janë të interesuar konkretisht për artin ikonografik: “Vij nga Franca. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është vërtet një koleksion i madh ikonash. Ndërsa udhëtoja nga Tirana drejt Shkupit kam ndryshuar turin tim për të ardhur këtu dhe për të parë këtë muzeum”, tha turisti. “Jam shumë e impresionuar nga këto ikona këtu, jam e interesuar në histori dhe arte, më pëlqen ky muzeum është i ri dhe mjaft impresionues. Ne jemi nga Gjermania. Kemi qëndruar për dy javë në Shqipëri dhe ky është stacioni ynë i fundit këtu”, tha turistja. Vizitorët janë mjaft të interesuar për artin bizantin por edhe për koleksionin e ikonave dhe objekteve të tjera të prezantuara në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, një koleksion i rrallë e unik jo vetëm për vendin tonë por edhe për të gjithë zonën e Ballkanit: Në këtë muze vizitorët mund të informohen edhe nëpërmjet guidavë ne audio në gjuhën angleze, frënge, ukrainase dhe shqipe, ndërsa është në përpunim edhe audio guida në gjuhën spanjolle. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka një fond të pasur prej 8000 objektesh nga te cilat 6500 ikona me vlera te papërseritshme historike e kulturore.
Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, në 3 muaj mbi 13 mijë vizitorë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on