Muzeu Historik Kombëtar me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Pandeli Cales (1874-1923), nënshkrues i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministri i parë i Bujqësisë, Tregtisë dhe Industrisë, organizoi aktivitetin me temë “Objektet e Pandeli Cales në Muzeun Historik Kombëtar”. Një nga objektet e Pandeli Cales janë dylbitë, të cilat i janë dhuruar Muzeut Historik Kombëtar nga e bija e tij Konstanca Prodani. Fjalën e rastit e mbajti Andrea Llukani, i cili foli për jetën dhe aktivitetin e Pandeli Cales. “Pandeli Cale ka lindur në Korçë. Studimet e larta i kreu në Kajro të Egjiptit. Mori pjesë në mbledhjen e shqiptarëve të Bukureshtit si dhe në Kuvendin Kombëtar të Vlorës në vitin 1912. U zgjodh ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Përkohshme të drejtuar nga Ismail Qemali. Mbështeti mbajtjen e Kongresit të Lushnjës në vitin 1920 dhe ishte deputet i Korçës në vitet 1920-1922”, tha Llukani. I ftuar nderi në aktivitet ishte studiuesi Ilir Ikonomi, i cili foli rreth rrugëtimit të firmëtarëve të pavarësisë. Ky aktivitet u organizua në kuadër të një cikli me leksione të hapura me temë mbi trashëgiminë kulturore dhe historinë dhe është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on