Stresi, kur është në nivele të moderuara, mund të ndihmojë trurin të ruajë më mirë kujtimet e përvojave me ngarkesë të fortë emocionale, shkruan focus.it.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Yale, të cilët kanë analizuar rolin e kortizolit, hormonit që prodhohet si përgjigje ndaj situatave stresuese.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Science Advances”, zbulon se kortizoli forcon kujtimet emocionale duke ndryshuar mënyrën se si funksionojnë dhe komunikojnë rrjetet cerebrale të përfshira në përpunimin e emocioneve dhe formimin e kujtimeve.





