Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, ka nisur në të gjithë vendin, financimin e pjesshëm të fermerëve të shpallur përfitues të Skemës Kombëtare 2023, për 6 masat mbështetëse. AZHBR, ka publikuar në faqen zyrtare të saj listën e 1656 fermerëve përfitues, sipas masave mbështetëse, për të cilët është disbursuar në llogaritë e tyre bankare mbështetja financiare, ndërkohë që vijon puna me kryerjen e pagesave të tjera. Sipas AZHBR-së, në vijim të procesit të administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, në zbatim të vendimit “Për Kriteret, Procedurat dhe Mënyrën e Administrimit të Fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”, ka filluar financimin pjesor për masat mbështetëse 1-6, që përfshijnë sektorët (Tufa bazë e matrikulluar (gjedhë); Tufa bazë e matrikulluar (të imta); Fara, fidanë dhe inpute të tjera; Bletari; Fermat organike; Certifikimi Global Gap. Skema Kombëtare 2023 do të financojë në total 9 masa. Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt. Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt. Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat organike për 100 deri në 200 mijë lekë për fermë të certifikuar. Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar. Përfitues mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on