Gjatë mandatit të saj si kancelare e Gjermanisë nga viti 2005 deri në vitin 2021, Merkel u bë e njohur si menaxherja e krizave të Evropës.
Gjashtëmbëdhjetë vitet e saj në pushtet përfshinë periudhën e recesionit të madh global, krizën e euros, krizën e refugjatëve të vitit 2015, Brexit dhe pandeminë e koronavirusit.
Çmime të tjera iu akorduan kryesisht ish-udhëheqësve të vendeve të BE-së dhe institucioneve si Banka Qëndrore Evropiane dhe NATO.
Mes të nderuarve ishin edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, sportit, fesë dhe muzikës, përfshirë grupin rok U2, me vokalistin Bono.
“Evropa nuk na është dhuruar”, tha presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“Ajo është ndërtuar traktat pas traktati, krizë pas krize dhe nga njerëz që zgjodhën solidaritetin në vend të përçarjes dhe bashkëpunimin në vend të interesit vetjak”, shtoi ajo





