Maqedonia e Veriut Moti – E Mërkurë, 5 Gusht 2026

0
0

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës në Maqedonin e Veriut do të jenë nën ndikimin e intervaleve të gjata me diell të cilat më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Jugperëndimore të MV. Ndërsa pjesa e dytë e ditës në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë nën dominimin e vranësirave kalimetare të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Lindore. Kjo situat atmosferike do të na shoqëroj edhe në orët e mbrëmjes dhe natës vonë. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 15°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.