Kosova Moti – E Mërkurë, 5 Gusht 2026

0
2

Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa përgjatë pasdites pritet që në pothuajse të gjithë Kosovën të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave. Vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të vendit, POR nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga; 15°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.