Europa Jugore në pjesën më të madhe të saj është përfshirë nga masa ajrore të nxehta me origjinë nga kontinenti Afrikan duke sjellë temperatura shumë të larta dhe mot kryesishtë të kthjellët. Gjithashtu nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike parashikohet të jetë Europa Perëndimore dhe pjesërisht ajo Qëndrore. Ndërsa zonat për rrethë Alpeve të kontinentit dhe gadishulli Skandinav pritet të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu KU në rajonin e Baltikut priten dhe fuqizime të shpeshta të parametrit të erës. Po ashtu më vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu e breshëri PARAQITET Europa Lindore.





