Deri në orët e mesditës MBETET Republika e Maqedonisë së Veriut me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. POR pritet që pas mesdite vranësirat e shpeshta të shfaqen në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore, duke gjeneruar hërë pas here rrebeshe shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me mot të qëndrueshëm. Parashikohet që orët e mbrëmjes të përmirësojnë motin duke larguar gradualisht reshjet nga Maqedonia e Veriut. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 8°C temperatura më e ulët e shënuar në Kumanovë deri në 33°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Shkup; Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë 28 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor.


