Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në Europën Veriore dhe Qëndrore. Poashtu edhe Jugu i kontinentit në pjesën më të madhe të tij pritet të mbizotërohet nga interavlet e gjata me diell, POR do të ketë edhe kalime vranësirash. Ndërsa në Ballkanin Verior dhe në Brigjet e detit të Zi herë pas here vraënsirat do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, POR do të jenë edhe në formë rrebeshe shiu. MBETET Europa Lindore dhe vendet Baltike nën dominimin motit të paqëndrueshëm, duke sjellë e vranësirave të shumta dhe lagështirë të lart në ajër duke gjeneruar në këto dy rajone rrebeshe shiu.



