Friday, March 28, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKosova mposht Qipron

Kosova mposht Qipron

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros, ku nikoqirët kanë regjistruar fitore bindëse dhe e kanë siguruar pozitën e dytë në grup. Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e ka shkatërruar Qipron duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1, raporton KosovaPress. Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Florent Muslija, i cili kalon “Dardanët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 22’. Epërsinë në 2:0 e thelloi Donat Rrudhani në minutën e 45+1’, gol ky i cili mbylli pjesën e parë. Kosova nuk u ndal së shënuari, ku me të filluar pjesa e dytë e gjen edhe golin e tretë të ndeshjes përmes Elbasan Rashanit në minutën e 47’, kurse pesë minuta më vonë, Vedat Muriqi shënon për 4:0 në minutën e 52’. Mysafirët arritën ta gjejnë golin e parë të ndeshjes, ku Valentin Roberge shënon në minutën e 81’ për 4:1, kështu edhe duke shënuar golin e nderit për Qipron në këtë ndeshje. Golin e fundit të këtij takimi, dhe të pestin për Kosovën e shënoi sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënon golin e dytë personal në minutën e 84’. Me pikët e reja, Kosova zë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C me gjithsej nëntë pikë të arkëtuara, krahas Qipros që zë vendin e tretë me pesë pikë të tubuara. Rezultati final, 5:1 për Kosovën.https://ata.gov.al/2022/09/27/kosova-mposht-qipron/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ