Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë kthjellime të shpeshta dhe vranësira të herë pas herëshme; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore – Veriperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të pakta në ët gjtihë territorin e Kosovës; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C temperatura më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.



