Shqipëria u vu në fokus të edicionit të 13-të të Festivalit Audiovisual D’Andorra. Në këtë edicion u shfaqën katër filma të shkurtër nga kineastë të rinj shqiptarë:

“Çarçafët” nga Evi Gjoni

“Një histori e parrëfyer” nga Sara Hoxhaj

“Burri” nga Artur Dauti

“Kampioni” nga Ermir Keta

Qendra Kombëtare e Kinematografisë e konsideroi këtë event dhe filmin shqiptar si ambasadorët më të mirë për promovimin e artit dhe kulturës tonë në botë. Delegacioni shqiptar në Andorra përbëhej nga ambasadorja e Shqipërisë në Spanjë, Entela Gjika, përfaqësuesja e QKK për Politikat Ndërkombëtare dhe Promocionin, Majlinda Tafa si dhe nga drejtori i Tirana International Film Festival, Agron Domi.