Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA“KFOR and Kosova +25”, vlerësohet roli i NATO-s në çlirimin e vendit

“KFOR and Kosova +25”, vlerësohet roli i NATO-s në çlirimin e vendit

Është hapur në Prishtinë sot ekspozita “KFOR and Kosova +25”, që përfshin një fotodokumentar unik nga foto-gazetari skocez Nick Sidle, i realizuar në Kosovë në vitin 2000-2001, duke treguar jetën dhe punën e paqeruajtësve të KFOR-it. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite, tha se “kjo ekspozitë na kthen pas në muajt e parë të lirisë duke sjellë në pah një periudhë historike të rëndësishme për të gjithë ne”. Ai tha se kjo ekspozitë, krahas mbajtjes gjallë të kujtimeve është edhe informuese dhe frymëzuese për brezat e rinj. Ndërkaq, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ndërsa e kujtoi kohën e para 25 vjetëve si shumë të vështirë, tha se kjo ekspozitë paraqet natyrën njerëzore të asaj çfarë ka ndodhur më vonë. Ai theksoi se në “KFOR and Kosova +25”, ka shumë tregime që reflektojnë dhe si të tilla duhet t’i tregohen brezave të ardhshëm. I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në fjalën e tij, ai tha se tashmë po shënohet hyrja e forcave të NATO-s në vitin 1999, që solli shpresë për katastrofën humanitare që po zhvillohej në atë kohë. Hargreaves nënvizoi se Mbretërisë e Bashkuar dhe vetë Kosova do të jenë përherë falënderues për rolin e KFOR-it në të kaluarën por edhe tani, në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë. Ndërkaq, drejtoresha e organizatës “Heartstone”, Sita Kumari derisa ka folur për prapaskenat e kësaj historisë së paraqitur në këtë ekspozitë tha se ndihet e privilegjuar të tregojë histori rreth këtyre ngjarjeve. Ajo tha se ndryshimet e bëra përgjatë 25 viteve pas luftës në Kosovë janë të mrekullueshme. Ndërkaq, online ishin të pranishëm edhe autori i fotodokumentarit Nick Sidle, drejtori i UNA Skoci, Gari Donn, drejtori i Interfaith Scotland, Maureen Sier. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur përgjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments