Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” vijon procesi i transformimit dhe modernizimit të infrastrukturës, me synim përmirësimin e kushteve të ofrimit të shërbimeve për gratë, nënat dhe fëmijët.

Përmes investimeve të ndara në tri faza, materniteti po konsolidohet si një kompleks spitalor bashkëkohor, me kapacitete të zgjeruara dhe standarde të përmirësuara të kujdesit shëndetësor.