Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ndryshimi lidhet me marrëveshjen-tip të garancisë shtetërore, e cila zëvendësohet me një marrëveshje të re.
Skema parashikon garantimin e huamarrjes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në të gjithë sektorët e ekonomisë, si dhe për fermerët e regjistruar dhe të pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit, që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë.
Me vendimin e ri, ministri i Financave autorizohet të nënshkruajë marrëveshjet e garancisë shtetërore me bankat tregtare të nivelit të dytë të përfshira në skemë, në përputhje me ndryshimet e miratuara.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.





