Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar në Vlorë, takimin me drejtorët rajonalë mbi analizën e veprimtarisë vjetore të institucionit. Drejtoresha e AKU-së, Jeta Deda në këtë takim, vuri theksin mbi rëndësinë e ushtrimit të detyrës funksionale të institucionit dhe bëri apel për një vëmendje të shtuar për mbrojtjen e konsumatorit. Deda bëri një pasqyrë të detajuar e kryerjes së detyrave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit duke evidentuar problematikat dhe arritjet, teksa u ndal në detyrat specifike të subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore për inputet bujqësore dhe rritjen e inspektimeve në procesin e marrjes së mostrave. Drejtoresha e AKU-së, u ndal në disa prej arritjeve më të rëndësishme gjatë periudhës janar –dhjetor 2022. Sipas saj, përmirësimi infrastrukturor dhe funksional në PIK Durrës, (pika doganore) si dhe investimet në laboratorët e kontrollit kanë forcuar dhe rritur kontrollin ushqimor në këtë pikë doganore, që është edhe ndër më të rëndësishmet në vend ku kryhet një fluks i lartë shkëmbimesh tregtare. Gjithashtu tha Deda, ngritja e Bordit të AKU-së, strukturave shkencore dhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional me IQ, ISUV, ISHP, MAS, PPT dhe DPD ka forcuar shkallën e kontrollit ushqimor. “Gjatë kësaj periudhe është rritur me 145% numri i ngarkesave të eksportuara me një volum prej 40.8% krahasuar me një vit më parë, nëpërmjet implementimit të Open Balkan, dhe paralelisht edhe inspektimi e kontrolli ushqimor”, tha Deda. Drejtoresha e AKU-së solli në vëmendje edhe nismën më të re për rritjen e sigurisë ushqimore që ka të bëjë me fushatën kombëtare për ndërgjegjësimin e nxënësve për ushqime të sigurta. “AKU ka certifikuar mbi 1000 fëmijë e të rinj si ambasadorë të sigurisë ushqimore që janë angazhuar në këtë fushatë”, tha Deda. atsh
Investimet në laboratorë forcuan kontrollet për sigurinë ushqimore
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on