Ura e Bahçallëkut lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

0
2

Punimet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, në aksin nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut, po vijojnë me avancimin e projektit infrastrukturor në hyrje të Shkodrës.

Projekti synon përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë rrugore, si dhe forcimin e lidhjeve të Shkodrës me pjesët e tjera të vendit.

Ura e re e Bahçallëkut është pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e hyrjes së qytetit dhe lëvizshmërisë në këtë zonë. Ajo lidh qytetin e Shkodrës me zonat përtej rrjedhës së Drinit dhe Kirit, duke pasur një rol të rëndësishëm në komunikimin dhe lëvizjen drejt veriut të vendit.