Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”

Sonte mbrëma, nis edicioni i dytë i Festivalit të Teatrit Shqiptar, “Moisiu”. Organizatorët kanë përzgjedhur dramën “Vojcek” për ta çelur këtë festival shëtitës, i cili edicionin e tij të parë e pati vjet në Shkup. Në orën 19.00, në sallën 400, ArTurbina, do të shaqet “Vojcek” me autor Georg Büchner dhe hyrja artdashësit do të mund të hyjnë lirisht. Regjisori i dramës është japonezi Kuniaki Ida. “Vojcek” e cila e pati premierën në muajin shtator, është një vepër e shkruar në fillim të shek. XIX, por që i flet publikut bashkëkohor mbi transformimin e qenies njerëzore në shoqëri të dhunshme, sjellë me emocion nga trupa e aktorëve, me një skenografi dhe muzikë mbresëlënëse. Pjesa është përkthyer nga Ardian Klosi, kompozitor Endri Sina, ndërsa në role interpretojnë: Rafael Hoxhaj, Luli Bitri, Lulzim Zeqja, Hervin Çuli, Besmir Bitraku, Donald Shehu, Genti Deçka, Erjona Kakeli, Arben Derhemi, Dori Çaushi, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Igli Zarka. Pacienti Vojcek, funksionet normale të të cilit janë shkatërruar, vazhdon të luftojë kundër sëmundjes së tij (çmendurisë) për të rifituar identitetin e tij njerëzor. Shoqëria ku jetojmë sot është plot kaos, ankth, frikë dhe imazhe dhune.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ